Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Foto: Flickr

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës

Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon prirjen globale që kompanitë të testojnë një javë më të shkurtër pune. Sipas ndryshimeve në legjislacion, punonjësit e ndërmarrjeve private që ofrojnë shërbime 24 orë tani zyrtarisht lejohen të punojnë dy orë shtesë në ditë ose të bëjnë një turn shtesë prej tetë orësh. Kjo do të thotë se java tradicionale e punës 40-orëshe mund të zgjatet në 48 orë në javë për disa biznese. Sindikatat dhe vëzhguesit politikë e kritikuan ashpër këtë hap. Ekonomisti, pedagogu dhe sipërmarrësi Prof. Joakim Kalamaris tha për Euronews Bulgaria se miratimi i ndryshimeve do të ndihmojë në uljen e ekonomisë gri në Greqi.

Ambasadori i BE-së në Shkup nuk sheh asnjë mundësi për ndryshimin e kornizës së negociatave me Maqedoninë e Veriut
David Geer dhe Orhan Murtezani
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në takim me ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, tha se vendi ka marrë me vendosmëri rrugën euroatlantike dhe nuk ka dyshime për anëtarësimin e ardhshëm në BE. Ajo që po e vonon është protokolli me Bullgarinë, pjesë e kornizës së negociatave, u ankua ai. Sipas tij, priten “bisedime thelbësore në qeveri dhe me Brukselin për të gjetur zgjidhjen më të mirë pa krijuar probleme në rrugën e vendit drejt BE-së”. Sipas kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski, vendi mund ta kapërcejë pengesën "Bullgari" në rrugën e saj drejt BE-së duke rinegociuar kushtet e Traktatit të Fqinjësisë së Mirë me shtetin bullgar, pasi kjo tashmë ka ndodhur një herë "dhe i është shtuar i ashtuquajturi propozim francez (korniza e negociatave)”, vëren BTA. Në sfondin e rezultateve të censit në Shqipëri, sipas të cilave komuniteti bullgar doli në vendin e tretë pas minoriteteve greke dhe rome, Mickoski në mënyrë provokative pyet nëse Bullgaria do t'i vërë kusht Shqipërisë që të përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Para Murtezanit, ambasadori i BE-së theksoi se nuk sheh asnjë mundësi për ndryshim në kornizën e negociatave të vendit. “Ky qëndrim nuk ka ndryshuar që nga zgjedhjet e BE-së,” ishte i prerë Geer.

KE dha dritë jeshile për ndërtimin e dy njësive në Centralin Bërthamor Elektrik rumun "Çerna voda"
Cenrali „Çerna voda“
Projekti për ndërtimin e njësive 3 dhe 4 të Centralit Bërthamor Elektrik rumun "Çerna voda" ka marrë një përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian në lidhje me aspektet teknike dhe sigurinë bërthamore, njoftoi BTA. Sipas ministrit të Energjisë Sebastian Burduja, dy njesitë do të jenë "shtyllat kyçe të industrisë kombëtare të energjisë" dhe do të japin një kontribut të rëndësishëm në garantimin e sigurisë energjetike në nivel kombëtar dhe rajonal. Sipas vlerësimeve, me katër reaktorë bërthamorë që funksionojnë në Rumani, do të shmangen 20 milion ton emetime të dioksidit të karbonit në vit dhe do të krijohen më shumë se 19,000 vende pune.

I vetmi central bërthamor i Rumanisë që prodhon rreth një të pestën e energjisë elektrike të vendit me dy reaktorë CANDU të prodhimit kanadez që u vunë në punë në 1996 dhe 2007. Në shtator 2023, Ministria Rumune e Energjisë njoftoi synimin e qeverisë kanadeze për të siguruar 3 miliardë dollarë kanadezë për të financuar reaktorë të rinj CANDU për cenralin ''Çerna voda''.

Një tunel pothuajse 6 km në Shqipëri lidh qytetet e Vlorës dhe Sarandës

Në Shqipëri, Tuneli i Llogarasë do të lidhë qytetet e Vlorës dhe Sarandës në të ashtuquajturën Riviera Shqiptare (bregdeti jugor i vendit), duke shkurtuar udhëtimin midis fshatrave Dukat dhe Palasë në të dyja anët e tij nga 30 në 7 minuta. Hapja e tunelit do të bëhet më 5 korrik, tha kryeministri shqiptar Edi Rama në një video në rrjetet sociale. Projekti me vlerë 142 milionë euro dhe një gjatësi prej 5.9 km është një nga projektet më të mëdha në Shqipëri për nga vlera e tij shoqërore dhe pritet të ketë një ndikim pozitiv në të gjithë ekonominë shqiptare. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë dhe është i pajisur me një sistem ajrimi, sistem kullues dhe sistem kundër zjarrit dhe tymit. Gjithashtu ka një tunel ndihmës të lidhur me kryesorin me 11 dalje, pesë prej të cilave janë për automjete dhe gjashtë të tjerat për këmbësorët. Tenderi për ndërtimin e objektit u fitua në tetor 2021 nga një konsorcium të dy kompanive turke.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Foto: Flickr, Ministria e Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, "Nuclearelectrica", Facebook/ Edi Rama
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD