Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë

Foto: theodosiispassov.com

Fyelltari i njohur Teodosij Spasov sot në mbrëmje në Gjenevë të Zvicrës do të mbajë koncertin me titull “Emocionet ballkanike”. Pranë tij në skenë do të jenë edhe katër muzikantë të tjerë - Irina Gudeva - kontrabas dhe vokal, dhe kitaristët Atanas Urkuzunov, Georgi Vasilev dhe Dimitër Ivanov.

Koncerti organizohet me rastin e festës së Pavarësisë së Bullgarisë - 22 shtator, nga Shoqata për muzikë dhe art "Konkordia" dhe Shoqata për kulturë, traditë dhe arsim bullgar "Dr. Stamen Grigorov" - Gjenevë. Programi i koncertit do të prezantojë kombinimin unik të folklorit, xhazit dhe muzikës klasike të Teodosij Spasovit.

Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafa me një albumin të ri "Sinergjia" dhe versionin e tij të këngës "Princi i Vogël"

Albumi i ri i 16-të në studio i këngëtarit Grafa "Sinergjia" është një koncept gjithëpërfshirës dhe shumë personal që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij muzikore. Në përmbledhjen prej dhjetë këngësh, muzikanti na çon nëpër kujtimet e..

botuar më 25-05-19 2.40.MD

Trio VIVA me një version pop-dance të hitit të B.T.R. "Pse"

Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..

botuar më 25-05-16 1.45.MD

Koncert i Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës në Sofje

Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj.  Dirigjenti do të..

botuar më 25-05-15 8.45.MD