Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u bë pjesëmarrës padashur në një konflikt mes shokëve të klasës. Ai kthehet në shtëpi dhe pyet nënën e tij, Krasimira Nikollova, nëse ka ndonjë këngë në Bullgari për të kënduar për miqësinë dhe që fëmijët të jenë më të mirë, siç është praktikë në shkollën e tij norvegjeze. Fëmijët e sapoardhur nga kultura të ndryshme priten atje me një këngë të ngjashme për të lehtësuar asimilimin e tyre me vendin, zakonet dhe njerëzit e ri.
Nëna e tij nuk e di për një këngë të tillë dhe e inkurajon djalin të shkruajë vetë tekstin e saj. Ajo njihet me këngëtarët Virxhinija Sëbeva dhe Orlin Pavllov dhe ajo u propozon të marrin pjesë në krijimin e këngës.
“Ai gjithashtu ka një fëmijë dhe e di që merr pjesë dhe mbështet aktivisht kauza bamirësie. Shumë njerëz të tjerë e pranuan këtë ide, dhe shfaqën dëshirë për të marrë pjesë në këtë projekt si një aktivitet bamirësie”, tha nëna e Johanit në një intervistë për Radio Bullgarinë. Kënga quhet “Hajde: Më të mirë” dhe i bën thirrje shoqërisë:
“Hajde” vjen nga fakti se është një lloj ftese për të nxitur krijimin e një mjedisi më dashamirës mes fëmijëve, ku ata tregojnë respekt dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin. Fokusi i fushatës është tek empatia, toleranca dhe mirëkuptimi dhe këto tre fjalë kyçe qëndrojnë si elementë të të gjithë fushatës “Hajde”.
Fushata filloi në ditën e parë të shkollës dhe do të zgjasë për 10 vjet, me idenë që çdo vit të krijohet një këngë e re me një mesazh që fëmijët të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë me njëri-tjetrin.
Në këngën e përkthyer në gjuhën e shenjave, përveç Virxhinija dhe Orlin Pavllov, marrin pjesë edhe këngëtarja Mihaella Fileva, aktorët Nenço Ballabanov dhe Aleksandër Georgiev. “Qëndro pranë meje dhe bëhu i mirë” është mesazhi që dërgojnë të gjithë së bashku, jo vetëm për fëmijët.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..