Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Për rrugën e këngës "Krishtlindjet kanë ardhur" dhe besimin në mesazhet pozitive

Foto: YouTube /Sing Song Studio

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të festave të fundvitit janë të mbushura me shpresa të ndryshme, por me kalimin e viteve shpresa më tepër kthehet në një pritje për t'u mbledhur me njerëzit tanë më të afërt” - shpjegon Dimitër Atanasov, autor i muzikës së një nga këngët e bukura festive bullgare - "Krishtlindjet kanë ardhur".


Dimitëri është i njohur për pjesëmarrjen e tij në dy programe televizive muzikore të transmetuara ndër vite në vendin tonë, por ato nuk janë debutimi i tij në skenë.

Në vitin 2004, ai mori pjesë për herë të parë me një këngë të tij në konkursin "Burgasi dhe deti" në kategoritë "Artisti i ri" dhe "Kënga", dhe në vitin 2006 muzikanti xhiroi videoklipin e tij të parë për këngën e tij "Nuk kam". Në të njëjtin vit, ai bëri debutimin e tij si solist i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Në vitin 2016 fitoi çmimin e madh në konkursin “Pranvera e Artë” të BNR-së. Ai kompozon, këndon, luan në instrumente të ndryshme muzikore. Kemi zgjedhur t'ju prezantojmë këngën "Krishtlindjet kanë ardhur" të krijuar prej tij, në të cilën kompozitori ndërthur gajden dhe violinën në një tingull modern pop. Teksti i Bistra Aleksandrovës përshkruan jashtëzakonisht gjallërisht bukurinë dhe atmosferën e ngrohtë të ditëve të Krishtlindjeve të kaluara me njerëzit tanë më të afërt. Në vitin 2009, kënga kryesoi renditjen në internet të këngës më të pëlqyer bullgare kushtuar Krishtlindjes.

Dy vjet më vonë, kompozitori bëri një version të dytë të kësaj kënge, këtë herë për ansamblin vokal "Fortissimo" dhe duetin ku merr pjesë - "Dimitër dhe Hristo".
Krahas këtyre dy versioneve zyrtare, kënga “Krishtlindjet kanë ardhur” ka shumë versione të tjera të realizuara nga grupe muzikore nga i gjithë vendi. Kënga është pjesë e albumit të Dimitër Atanasovit dhe Hristo Mlladenovit nga  viti 2020:

"Në albumin "Koha më e mirë" vendosa të përfshij këngë me një tematikë krejtësisht pozitive. Këto ishin Krishtlindjet e para të tilla, kur njerëzit në mbarë botën dhe muzikantët bullgarë, kishim nevojë për më shumë shpresë. Mund ta gjeni në internet dhe në fund të tij mund ta dëgjoni edhe atë, edhe një këngë tjetër, të cilën e quajtëm “Krishtlindja ime”, shpjegoi muzikanti për Radio Bullgarinë.

Ajo e fundit është shkruar për mikun e ngushtë të Dimitërit, gazetarin e verbër Kristijan Grigorov, me të cilin e prezantuan në eventin përmbyllës të fushatës bamirëse “Krishtlindjet Bullgare” dy vite më parë:

"Për momentin ai është gazetar, por muzika nuk është thjesht një hobi për të. Ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjetur asistentin e duhur për ta ndihmuar në jetën e tij të përditshme. Më vjen mirë që tani ka një asistent të tillë që është gjithashtu një muzikant, të cilin ende nuk e njoh, por më vjen mirë që falë tij do të jetë fakt edhe studioja muzikore mbi të cilën po punon Kristijani”.

Krishtlindja është një kohë e shpresës, e cila ka dimensione të ndryshme ndërsa përparojmë në rrugën tonë jetësore - shpjegon Dimitër Atanasov dhe shton:

"Krishtlindja, për mua personalisht, është koha kur arrij të gjej frymëzim të ri, të bëj një bilanc dhe të bëjë plane pjesërisht për vitin e ardhshëm muzikor. Ndoshta duhet të bëjmë një bilanc të tillë edhe sa u përket gjërave pozitive që kemi bërë si njerëz ndaj njëri-tjetrit. Shpresoj se çdo bullgar mbart një shpresë për fuqinë e veprës së mirë. Le të besojmë se çdo veprim ka pasojat e veta, kështu që le të shpresojmë se ky veprim do të jetë pozitiv.” 


Foto:Facebook /Dimitër Atanasov, YouTube /Sing Song Studio

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD