Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare. Projekti i quajtur "Traditat dhe zakonet e atdheut" u zbatua në kuadër të Programit për Mbështetjen e Organizatave të Komuniteteve Bullgare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
“Qëllimi kryesor i projektit është të ruajë nga harresa trashëgiminë kulturore të bullgarëve të Bosilegradit, duke u lënë brezave të ardhshëm gjurmë tekstuale dhe video të së kaluarës, traditave dhe zakoneve tona. Shpresojmë gjithashtu që pushtetarët në Bosilegrad, si dhe disa institucione dhe departamente shtetërore në Serbi dhe Bullgari, të bëhen më aktivë dhe më efektivë në gjetjen e zgjidhjeve për një jetë më të mirë dhe cilësore për ata pak banorë të mbetur në këto krahina", tha kryetari i Shoqatës "GLAS" (Zëri) Aleksandër Dimitrov.
Gjatë përgatitjes dhe xhirimit të video-raporteve nëpër fshatrat e Bosilegradit, ekipi i projektit udhëtoi mbi 500 km, bëri mbi 80 intervista me banorët vendas.
Lexoni më shumë:Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..