Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare feston 65 vjetorin e tij me një koncert në ditën e themelimit të tij - 21 mars. Që atëherë, këngëtarët e rinj kanë përhapur lavdinë e mjeshtërisë korale bullgare në mbarë botën dhe jo rastësisht quhen ambasadorë të kulturës bullgare.
"Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare ka trashëguar vërtet një sistem shumë të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. Ai u krijua në vitin 1960, pikërisht më 21 mars, kur themeluesi i korit, maestro Hristo Nedjallkov, mblodhi për herë të parë 120 fëmijë të mrekullueshëm nga Sofja, dhe ata u nisën në rrugën e madhe, pa ditur se çfarë i priste. Falë punës dhe talentit të tyre, ata arritën rezultate dhe njohje të jashtëzakonshme si në Bullgari, ashtu edhe jashtë saj. Dhe tani, me këtë 65-vjetor, ne po vazhdojmë rrugën e pafund të artit", tha Venecia Karamanova, kryedirigjentja e Korit të Fëmijëve.
Kori i Radios për Fëmijë është një shkollë e vërtetë - shumë prej koristëve të tij i hedhin hapat e parë në muzikë atje, duke arritur majat në karrierën e tyre profesionale. Dirigjentja Karamanova shtoi:
"Jo vetëm në operë, në muzikë - në të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore, ish-koristët tanë demonstrojnë disa cilësi që janë zhvilluar në fëmijëri - këto janë këmbëngulja, korrektësia, toleranca, e më shumë, e më shumë... Me fjalë të tjera, ata janë të arsimuar dhe dinë që në moshë të re se si të arrijnë sukses."
Venecia Karamanova thotë se të punosh me fëmijët është edhe e lehtë, edhe e vështirë. 65 vjet krijohen tradita, kështu që është e lehtë kur tashmë ka një themel për të ndërtuar. Dhe është e vështirë sepse, duke qenë 6-7 vjeç, fëmijët kanë vetëm talentin që u ka dhënë natyra, por këtej e tutej ai duhet të zhvillohet dhe të drejtohet në mënyrën e duhur.
Një tjetër përgjegjësi e madhe është përzgjedhja e repertorit. Repertori i Korit të Fëmijëve të Radios përfshin mbi 800 këngë nga të gjitha zhanret, dhe ata përdorin rreth 150 në sezon. Sipas dirigjentes Venecia Karamanova, është pikërisht repertori faktori vendimtar për suksesin e një grupi - si përzgjedhja e tij, ashtu edhe renditja, dhe kushti i parë i rëndësishëm është gjendja e grupit, nëse mund të interpretojë një vepër të caktuar apo jo. Këtu ajo zbuloi një sekret nga programi – më 21 mars Kori i Fëmijëve i Radios do të prezantojë për herë të parë këngën "A je tulipan, a je zymbyl" nga Filip Kutev. Pjesa mbeti në dosjen e dirigjentes për dy vjet derisa të vendosë për ta përfshirë në repertor, pasi kori tani është në një gjendje ta interpretojë atë. Dhe megjithëse muzika bashkëkohore është shumë afër fëmijëve, ata e duan shumë edhe folklorin bullgar. Prandaj, e gjithë pjesa e parë e koncertit me rastin e përvjetorit të korit do të prezantojë vetëm pjesë folklorike dhe kompozitorë bullgarë. Në pjesën e dytë të koncertit do të ketë një shumëllojshmëri stilesh evropiane nga shekujt 19 dhe 20 deri në ditët e sotme.
Komplimenti i madh në koncert është pjesëmarrja e pianistit Georgi Çerkin jo vetëm si solist, por edhe si aranzhues. Pra, na pret një festë e vërtetë muzikore, të cilën Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare do ta prezantojë me rastin e 65-vjetorit të krijimit.
Publiku në sallë do të dëgjojë edhe një nga këngët që janë bërë emblematike në repertorin e korit – “U përmbys mali”. Para dy vitesh u prezantua edhe si videoklip, i incizuar në performancë nga Kori i Fëmijëve i Radios me solist Boris Stojnov, së bashku me Orkestrën Simfonike dhe Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.
Shijojeni edhe ju këtë performancë: "U përmbys mali".
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Kamelia Todorova - këngëtarja që vendosi standarde në muzikën bullgare xhaz dhe pop - prezanton projektin e saj të ri muzikor "Këngët e mia" më 14 tetor në orën 19:30 në Qendrën për Art Bashkëkohor "Topllocentralla" në Sofje. Eventi premton të jetë..
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet..
Dy këngëtarë - Bojana Karpatova dhe Boris Hristov - bashkohen për një këngë dueti të titulluar "Ndërsa je këtu". Bojana vetë shkroi muzikën dhe..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv,..