Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-jugperëndimi, në Rrafshin e Danubit - nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°, në kryeqytet rreth 18°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, në shumë vende me reshje shiu, në vendet e larta mbi 2500 metra me borë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në rajonin Rilla-Rodope. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 14°, në 2000 metra - rreth 6°.
Në bregun e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..