Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ritmi i Ballkanit” – një takim unik i traditave në një projekt të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare (BNR)

Foto: OMP-BNR

Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën drejtimin e dirigjentit Dimitër Hristov do të mbahet më 10 prill (e enjte, në orën 19:00) në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare.

Gjatë viteve, “Ritmi i Ballkanit” është shndërruar në një takim unik të traditave, ritmeve dhe emocioneve të muzikës ballkanike. Edicioni i ri i projektit do të prezantojë katër muzikantë të jashtëzakonshëm: virtuozin e tamburicës serbe Branko Bako Jovanoviç, mjeshtrin e cimbalit rumun Anatol Kazanoj, zërin e butë të lirës së Kretës Keli Toma dhe tingullin emocionues të gajdes bullgare në duart e Petjo Kostadinovit. Këta janë artistë që, me mjeshtërinë e tyre të lartë në instrumentet që luajnë dhe me karrierat e tyre të shquara ndërkombëtare, janë bërë ambasadorë të muzikës tradicionale të Ballkanit në të gjithë botën.
Petjo Kostadinov, Branko Bako Jovanoviç, Anatol Kazanoj dhe Keli Toma
“Ritmi i Ballkanit” nuk është thjesht një seri koncertesh, por një projekt i tërë, i cili me kalimin e viteve është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme në jetën muzikore të Bullgarisë. Ky format ndërkombëtar i Orkestrës së Muzikës Popullore dëshmon çdo vit se Ballkani mund të tingëllojë në harmoni, dhe se muzika bashkon kultura dhe ndërton ura mes popujve.


Mund të bindeni vetë për këtë – biletat për koncertin mund të blihen në Qendrën e Informimit dhe Reklamës të BNR-së dhe në rrjetin e Eventim.


Përpiloi: Elena Karkallanova
Foto: OMP - BNR, Ani Petrova, Facebook / Orkestra e Muzikës Popullore të BNR-së (fotograf: Stephan Talneau)
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD

Dita e rokut bullgar me një koncert madhështor të grupeve legjendare vendase

Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..

botuar më 25-10-30 7.35.PD