Rreth 700 ushtarakë do të marrin pjesë në paradën e Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare më 6 maj, por pa pajisje ushtarake. Gjenerali i brigadës Bozhidar Bojkov, komandant i paradës festive, njoftoi se njësitë përfaqësuese të Gardës Kombëtare, Forcave Tokësore, Brigadës së Dytë të Mekanizuar, Forcave Ajrore, Marinës, Komandës së Përbashkët të Operacioneve Speciale, Universitetit Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” dhe Shkollës së Lartë Detare “Nikolla Jonkov Vapcarov”, si dhe Banda Përfaqësuese e Frymës së Gardës me Bandën e Frymës së Forcave Tokësore, do të marshojnë me rastin e festës.
Për ata që duan të njihen me pajisjet ushtarake bullgare gjatë viteve, Muzeu Kombëtar Historiko-Ushtarak ka shpallur një Ditë të Hapur. Nga ora 10:00 deri në orën 17:00 banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të hyjnë në kabinat e helikopterëve Mi-2 dhe Mi-8 dhe të shohin nga afër kompleksin raketor 2K 52 Frog "Luna-M".
Një ditë e hapur është shpallur edhe në degët e Muzeut Kombëtar Historiko-Ushtarak - Muzeut Detar dhe Parkut të Muzeve "Vladisllav Varnençik" në Varna dhe të Muzeut të Aviacionit në Krumovo.
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..