Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të vegjël, me qime dhe të egër – shtesa të reja në familjen e bizonëve në Rodopet Lindore

Foto: rewilding-rhodopes.com

Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në tufë për këtë vit dhe tashmë ecin krah për krah me nënat e tyre në territorin e zonës së menaxhimit të faunës së egër "Pusi i ftohtë". Të vegjlit u kapën nga kamerat kurth, të vendosura nga ekipi i fondacionit "Rodopet më të egra". Me ta, tufa tashmë numëron 22 kafshë.

Shihni videon:


Lindja e tre bizonëve të vegjël me qime është një shenjë e qartë se bizonët po përshtaten me sukses me jetën në malet Rodope dhe po krijohet një popullatë e qëndrueshme, besojnë ambientalistët. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një popullate të vetëmjaftueshme në rajon. Bizonët fillojnë të riprodhohen pas vitit të tretë dhe këlyshët qëndrojnë pranë nënave të tyre deri në dy vjet.

Shihni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:



Në rajonin "Pusi i ftohtë", kjo specie e rrezikuar bashkëjeton me drerët e kuq, dre lopatar, derrat e egër, ujqërit, shqiponjat dhe specie të tjera të rralla ose të rrezikuara.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto dhe video: rewilding-rhodopes.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..

botuar më 25-10-10 1.08.MD

Për të tretin vit radhazi, mjekët bullgarë ofrojnë ekzaminime mjekësore falas në Prespë të Vogël

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit   organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...

rinovuar më 25-10-09 1.51.MD

Natyra apo pakujdesia njerëzore – kush është fajtor për përmbytjet në bregdetin bullgar?

Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..

botuar më 25-10-09 7.10.PD