Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shtator, PP do të zgjedhë një udhëheqje të re, Asen Vasilev mbetet lideri i partisë

Foto: BTA

Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit Kombëtar të PP-së që zgjati mbi 7 orë, Vasilev e përshkroi si një "precedent në historinë e kohëve të fundit të Bullgarisë" marrjen e përgjegjësisë politike nga Kirill Petkov dhe dorëheqjen e tij si udhëheqës politik. Vasilev shtoi se më 30 qershor, Petkov do të japë dorëheqjen edhe si anëtar i parlamentit.

Ai tregoi se Këshilli Kombëtar ka vendosur të thërrasë një asamble të përgjithshme zgjedhore më 27 dhe 28 shtator 2025, e cila do të miratojë ndryshime në statut dhe do të ndryshojë udhëheqjen kombëtare. Vasilev i përshkroi thashethemet për shpërbërjen e PP-së si të ekzagjeruara. Që nga e hëna, janë paraqitur 68 aplikime për ndërprerjen e anëtarësimit në parti dhe janë paraqitur 40 aplikime për anëtarësim të ri, tha politikani.

Deputetja Lena Borisllavova deklaroi se nuk ishte në asnjë mënyrë e përfshirë dhe as dëshmitare e ndonjë bisede rreth rregullimit të kontratave të prokurimeve publike për kompanitë apo zyrtarët e partisë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anëtarët e larguar nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" deklaruan publikisht se nuk duan të jenë pjesë e prapaskenave politike

Në një konferencë për shtyp në Këshillin Bashkiak të Sofjes, anëtarët e larguar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” – kryetarët e bashkive të lagjeve “Ljulin” dhe “Mlladost”, Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, si dhe këshilltarët bashkiakë Dragomir Ivanov..

botuar më 25-06-26 1.08.MD
Kostadin Kostadinov

Kostadin Kostadinov: Buxheti i shtetit është në deficit

Lideri i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, deklaroi në parlament se buxheti shtetëror është në minus, ndërsa fitimet e pritura nga hyrja në Shengen nuk janë të realizuara. Sipas Kostadinovit, të ardhurat shtesë do të duhej të ishin rreth..

botuar më 25-06-26 12.21.MD

Ivajllo Mirçev: Dorëheqja e Kirill Petkov është një veprim i arsyeshëm

Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..

botuar më 25-06-26 11.57.PD