Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100-vjetori i Operës së qytetit Stara Zagora festohet me koncerte spektakolare gala të operës dhe baletit

Foto: Opera Shtetërore Stara Zagora

Më 1 korrik 1925, në orën 16:00, në Teatrin e Vjetër të qytetit Stara Zagora u ngrit perdja për shfaqjen e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari. "Gergana" nga Maestro Georgi Atanasov ishte zgjedhja e entuziastëve vendas.

Më 1 korrik 2025, Opera Shtetërore – Stara Zagora feston 100-vjetorin e saj. Trupa e parë operistike jashtë Sofjes dhe e vetmja që ka funksionuar pa ndërprerje që nga themelimi, ka planifikuar për vitin jubilar realizimin e dhjetë premierave operistike dhe të baletit, shfaqje të Studios për Fëmijë dhe të Rinj për Opera dhe Balet, vepra të njohura nga repertori botëror me emra të famshëm, turne artistike, ekspozita, emisione televizive dhe radiofonike, si dhe forume diskutimi.

Pjesëmarrësit në „Gergana“

Kulmi i festimeve do të jetë pikërisht më 1 korrik, në ditëlindjen e teatrit, me një gala madhështore operistike në Forumin Antik “Augusta Trajana”, që do të nisë me skenën e famshme triumfale nga “Aida” e Verdit.

Një fragment nga opera themelore “Gergana” do ta kthejë publikun pas në kohë, në vitet e entuziazmit rilindas dhe guximit të atyre të parëve që, në vitin e largët 1925, guxuan ta ndjekin ëndrrën romantike që Stara Zagora të ketë operën e vet! Çdo fragment nga programi i koncertit festiv mbart historinë e vet të fuqishme në kronikën 100-vjeçare të Operës. Festimi do të zbukurohet gjithashtu me skena koreografike nga vepra që, në sezonet e fundit, kanë shënuar faqet e reja të kronikës së baletit të teatrit me suksese të mëdha brenda dhe jashtë vendit.

Veselina Kacarova, Nadja Krësteva, Kirill Manollov dhe Krasimira Stojanova

Të ftuar të veçantë në koncertin gala janë “zërat e artë” të Bullgarisë: Krasimira Stojanova, Nadja Krësteva, Kirill Manollov dhe Ivan Dimitrov. Së bashku me solistët e shquar të Operës së Stara Zagorës, ata do të interpretojnë arie të dashura, duete dhe ansamble nga kryevepra operistike që kanë qenë gurë themeli në historinë e teatrit. Në pulitin dirigjues do të alternohen dirigjenti kryesor i teatrit operistik, maestro Ivajllo Krinçev, dhe kolegu i tij i ri Viktor Krumov. Për korin do të kujdesen mjeshtrit e artit koral Mlladen Stanev dhe Stefania Ruseva.

Më 1 korrik 2025, në orën 19:00 (para koncertit festiv në Forumin Antik), në shëtitoren më jugore të parkut “Pesë Tetori” do të hapet ekspozita foto-dokumentare “100 vite në 100 imazhe”, me fotografi nga 100 vitet e historisë së operës. Ekspozita do të jetë udhëtuese dhe dygjuhëshe – në bullgarisht dhe anglisht – dhe planifikohet të shoqërojë turnetë e trupës brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu është në proces përgatitja e një pullë postare jubilare me temën “100 vite Opera e Stara Zagorës”, e cila do të zyrtarizohet gjatë Festivalit të Artit Operistik dhe të Baletit, personalisht nga ministri i transportit.

Mësoni më shumë për Operën e Stara Zagorës nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Redaktoi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Opera Shtetërore Stara Zagora




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Një brumbull u ul" - kënga e famshme popullore në interpretim të ri të JazzBoree

Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..

botuar më 25-06-19 5.55.PD

"Askush nuk puth si ti"

Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...

botuar më 25-06-18 6.00.PD

Orkestra Filarmonike e Sofjes prezanton një koncert të ri nga Dobrinka Tabakova për herë të parë në Bullgari

Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..

botuar më 25-06-17 4.19.MD