Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest në Korçë, të Shqipërisë Juglindore.
Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, Ivajllo Kirov, me një postim në Facebook, ku shprehu krenarinë e tij për faktin se, për herë të parë në historinë e festivalit, Çmimi i Publikut i jepet një produksioni jo-shqiptar. "Me mbështetjen e afro 64% të votave të publikut, kjo fitore është një dëshmi për fuqinë e kinemasë bullgare për të emocionuar dhe prekur zemrat e publikut përtej kufijve" – shkruan Ivajllo Kirov dhe përgëzon të gjithë ekipin e filmit. “Kjo arritje është një frymëzim dhe një shembull i ndritshëm i dialogut të suksesshëm kulturor mes dy vendeve tona... Për ne ishte një nder të mbështesim pjesëmarrjen e fuqishme bullgare në festivalin e sivjetshëm, ku Bullgaria ishte vend në fokus përmes përzgjedhjes së posaçme të përgatitur nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër IN THE PALACE” – shkruan ambasadori.
“Dita kur ajo do të lindë” është një histori për Martën – një grua e moshuar që humb kontaktin me realitetin për shkak të demencës. Në kujtimet e saj, ajo gjen forcë dhe dashuri që i tejkalojnë sëmundjen dhe i rikujtojnë asaj se, edhe në sprovat më të rënda, dashuria mbetet shpëtimi ynë.
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Faqja në Facebook e Ivajllo KirovEkspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur me Operën dhe Baletin Kombëtar, ku si primabalerinë ka interpretuar mbi 90 role në tituj klasikë..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit..