Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Foto: BTA

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e ndryshimeve në Ligjin për DANS. Ndryshimet u paraqitën nga deputetë të partive GERB-SDS, BSP dhe “Ka një popull të tillë”. Për ndryshimet votuan 120 deputetë, përfshirë edhe nga “DPS – Fillimi i Ri” dhe disa që u larguan nga grupi i Aleancës për të Drejtat dhe Liritë. Kundër votuan 67 deputetë, ndërsa dy abstenuan.

Zgjedhja e kryetarëve të Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës dhe Agjencisë Shtetërore për Operacione Teknike nga parlamenti u miratua gjithashtu në lexim të parë.

Opozita shprehu shqetësim për një kapje politike të shërbimeve të sigurisë. Partia “Vëzrazhdane” dhe koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria demokratike” e cilësuan ndryshimin si antikushtetues.

Presidenti Rumen Radev komentoi se qeveria po nxiton t’i heqë atij kompetencat nga frika, dhe mohoi kategorikisht se po përgatit krijimin e një partie të re politike.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kapaciteti i energjisë diellore në vend është i barabartë me 4 reaktorë të mëdhenj bërthamorë

Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..

botuar më 25-10-07 12.59.MD

Bullgarët do të vazhdojnë të punojnë për pagën minimale më të ulët në BE

Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..

botuar më 25-10-07 12.01.MD

Bullgaria, së bashku me 12 vende të tjera, merr pjesë në një stërvitje kundër minave në Detin e Zi

Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..

botuar më 25-10-07 9.57.PD