Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e ndryshimeve në Ligjin për DANS. Ndryshimet u paraqitën nga deputetë të partive GERB-SDS, BSP dhe “Ka një popull të tillë”. Për ndryshimet votuan 120 deputetë, përfshirë edhe nga “DPS – Fillimi i Ri” dhe disa që u larguan nga grupi i Aleancës për të Drejtat dhe Liritë. Kundër votuan 67 deputetë, ndërsa dy abstenuan.
Zgjedhja e kryetarëve të Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës dhe Agjencisë Shtetërore për Operacione Teknike nga parlamenti u miratua gjithashtu në lexim të parë.
Opozita shprehu shqetësim për një kapje politike të shërbimeve të sigurisë. Partia “Vëzrazhdane” dhe koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria demokratike” e cilësuan ndryshimin si antikushtetues.Presidenti Rumen Radev komentoi se qeveria po nxiton t’i heqë atij kompetencat nga frika, dhe mohoi kategorikisht se po përgatit krijimin e një partie të re politike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..