Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e BNR-së Veselina Millanova. Sipas blegtorëve, ata paraqesin informacion të paplotë dhe manipulues në lidhje me përhapjen e sëmundjes, shtrembërojnë rreziqet ekonomike të vaksinimit dhe mbjellin frikë në industri.
Prodhuesit e drithërave janë gjithashtu të indinjuar nga politika e ministrit dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
Ndërkohë, gjashtë organizata të mëdha të industrisë bujqësore, përfshirë blegtorët dhe përpunuesit e qumështit, kanë njoftuar një gatishmëri për protestë, që përkon me vizitën e nesërme në vendin tonë të Komisionerit të BE-së për Bujqësi Christophe Hansen. Protesta, me moton "Në Mbrojtje dhe Mbështetje të Prodhimit Bullgar", është kundër politikave dhe mekanizmave që kërcënojnë jetesën e mijëra fermerëve dhe kërkesave të organizatave të tjera të fermerëve për vaksinim të menjëhershëm kundër lisë tek kafshët. Ajo është një lloj kundërproteste ndaj protestës në favor të vaksinave të shpallur më parë nga organizata e mbarështuesve të deleve.
Më vonë, tridhjetë organizata të industrisë i dërguan një deklaratë Kryetares së Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova, Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev në mbështetje të Georgi Tahov.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime largpamëse, me të cilat do të mbështesin bashkëpunimin dhe zhvillimin e vendeve të rajonit të Detit të Zi...
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta satelitore dhe në projekte të përbashkëta midis biznesit dhe rretheve akademike. Fondet do të shpërndahen..
Pavarësisht kritikave të ashpra, parlamenti miratoi në lexim të parë kornizën financiare të vitit të ardhshëm. Projektbuxheti i vitit 2026 mori mbështetjen e deputetëve nga GERB-SDS, "BSP - E Majta e Bashkuar", "Ka një Popull i tillë" (ITN), DPS -..
Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave,..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..