Eмисия новини
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2025 Всички права са запазени

U gjet një dron në Plazhin Verior në Burgas

Снимка: Ministria e Mbrojtjes

Një dron u shfaq sot, 12 shtator, në Plazhin Verior në Burgas, raportoi një ekip i Radios Kombëtare Bullgare. Sipas shpëtimtarit të lartë Petër Rusev, makina u vu re në një zonë të pambrojtur të plazhit në drejtim të Sollnicite.

Sinjali për një objekt të dyshimtë që lundron në det, i ngjashëm me një dron, u dha në orën 9:36 të mëngjesit, pas së cilës një ekip i specializuar i Marinës përfundoi detyrën e zbulimit dhe transportimit të mjetit ajror pa pilot, informoi Ministria e Mbrojtjes.


"Objekti është identifikuar si një aparat (dron) që nuk përmban substancë shpërthyese dhe nuk përbën rrezik. Me lejen e Shefit të Shtabit të Marinës, ekipi i specializuar e transportoi objektin në Bazën Detare të Burgasit", thuhet në mesazh.

Më 12 gusht, ushtarakët neutralizuan një dron të gjetur në një plazh në Sozopoll, kujton BTA.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Ministria e Mbrojtjes



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!  
Акцентите от деня са и в нашата Фейсбук страница. Последвайте ни. За да проследявате всичко най-важно в сферата на културата, присъединете се към групата БНР Култура.