Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kohë krize bullgarët drejtohen te Zoti

Foto: BGNES

Në momente të vështira populli bullgar drejtohet te Zoti. Gjatë sundimeve të huaja bullgarët kanë ruajtur identitetin e tyre falë besimit në Zot. Drita e qirinjve në kisha ka ngjallur shpresën për kohëra më të mira. Sot kur jemi rënë në varfëri dhe nuk po gjemë rrugëdalje nga kriza, e kërkojmë shpëtimin në kishë. Të paktën tempulli i Zotit është vendi ku gëzohet zemra e qetësohet shpirti.

Në ditët e festave ortodokse grumbullohen grupe njerëzish në kisha dhe manastire. Ata besojnë se do të gjejnë shërim për plagët në trup dhe në zemër. I riu Dian shet tekste ortodokse dhe ikona në një kishë në kryeqytetin e Sofjes. Ai thotë se kohët e fundit Bibla kërkohet dendur, sepse njerëzit janë të dëshpëruar.

“Gjithnjë e më shumë njerëz vijnë këtu. Ata janë të moshës së ndryshme, dallohen për nga gjinia, profesioni dhe gjendja financiare – rrëfen Dian. – Besimtarët të cilët kanë bërë lutje para ikonës çudibërëse të Shën Minait, rrëfejnë për çuditë që u kanë ndodhur. Shikoj se si njerëzit bëjnë rrugën drejt Zotit dhe kuptojnë dobësinë e tyre pa besimin.”

© Foto: BGNES


Shumë i kërkuar është teksti i lutjes i cili shoqërohet ikona e Shenjtores Ksenia e Petersburgut. Besohet se ajo ndihmon njerëzit për të gjetur punë dhe për ta rikthyer besimin. I at Kënço mendon se, problemi i shoqërisë së sotme është lidhja e këputur me Zotin.

“Kur njeriu komunikon sinqerisht me Zotin, ai ndihet i sigurt në momentet e vështira – thotë ai. – Për fat të keq, pak janë ata të cilët kanë edukimin moral ta perceptojnë botën kështu. Njerëzit nuk interesohen për vlerat morale që vlera kanë ruajtur identitetin tonë shekuj të tërë. Në vend të parë duhet kërkuar Mbretëria e Zotit dhe çdo gjë tjetër do të shkojë mirë. Sot njerëzit më tepër përqendrohen në “mbretërinë materiale”.

I at Kënço thotë se kisha jep çdo gjë për të cilën kemi nevojë. Po të jetojmë sipas rregullave të thjeshta, po të jemi njerëz të mëshirshëm dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë, do t’i kemi gjërat kollaj.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..

botuar më 25-09-29 7.05.PD