Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Flautisti Simeon Shterev mbush 70 vjeç

Foto: arkiv
Simeon Shterev është një nga flautistët më të njohur bullgarë. Sivjet ai feston ditëlindjen e tij 70-të. Me këtë rast sonte muzikanti do të japë një koncert bashkë me kolegët e tij nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare. Në program e koncertit në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare janë të përfshira pjesë autori të Simeon Shterevit, vepra baroke e simfonike, po ashtu kompozime xhazi të autorëve të preferuar amerikanë.

Profesori Simeon Shterev, i njohur me nofkën Banana, është flautist, pedagog dhe kompozitor. Krijimtaria e tij njihet jo vetëm në skenën bullgare, por dhe jashtë vendit. I pëlqen të shkruajë muzikë xhazi, filmi dhe teatri. Ka realizuar incizime për Radion Kombëtare Bullgare dhe për Televizionin Kombëtar Bullgar, po ashtu ka nxjerrë disa albume solo. Simeon Shterev ka mbaruar Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje në klasën për flaut te prof. Jordan Kindallov. Në fillim të karrierës së tij gjatë 1967, Simeon Shterev ka interpretuar me kuartetin “Fokus”. Bashkë me të më 1968 ai ka fituar çmimin e kritikës në Festivalin prestigjioz botëror të xhazit në Montreux të Zvicrës. Më 1968 Simeon Shterev u caktua flautisti më i mirë i Evropës.

Simeon Shterev i ngjitet skenës 60 vjet radhazi. “Që në moshën 10-vjeçare fillova të paraqitesha në koncerte – kujton Simeon Shterev. – Fillimisht i bija fizarmonikës dhe pianos. Në fillim të viteve të 50-ta të shekullit të kaluar të gjithë muzikantët interpretonim live. Jepeshim shumë koncerte. 25 vjet interpretoja në Orkestrën “Simfonieta” të Radios Kombëtare Bullgare. Më pas u përkushtova në karrierën solo. Kam bërë shumë incizime në zhanre të ndryshme – muzikë dhome, opere, simfonike dhe muzikë xhaz.”

Kritikët evropianë e përcaktojnë Simeon Shterevin si një nga flautistët më të mirë të xhazit. Emri i tij haset në vendet e para të klasifikimeve ndërkombëtare të xhazit. Në karrierën e tij muzikanti ka merituar një sërë çmimesh nga festivale të ndryshme. “Takimin e parë me një muzikant të huaj të njohur e pata në “Berlin jazz stage”, ku u njoha me Maynard Ferguson, i cili i bie borisë – kujton Simeon Shterev. – Nuk do ta harrojë Chick Corea, një muzikant tjetër me famë botërore. Me të kam bërë incizime në Frankfurt.”

Më 1974 Simeon Shterev u emërua pedagog flauti në Departamentin e Muzikës Estrade pranë Akademisë së Muzikës “Panço Vlladigerov” në Sofje. “Pothuajse të gjithë muzikantët aktualë në Bullgari i kam pasur studentë. Kemi interpretuar së bashku me disa prej tyre. Janë të talentuar dhe secili është nisur në rrugën e vet. Janë formuar si interpretues. Disa janë të nivelit shumë të lartë evropian.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Sibilla Lillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD