Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Folklori i Ballkanit në skenën muzikore të Nju-Jorkut

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Në posterin e aktiviteteve muzikore në Nju-Jork, njërin nga kryeqytetet muzikore në botë, grupet të cilat përfshijnë ritmet ballkanase në repertorin e tyre po shtohen. Fizarmonicisti amerikan Matju Fas (Matthew Fass) gjithashtu është i dhënë pas folklorit nga Ballkani. Para pak kohësh Matju ishte për të pestën herë në Bullgari.

Pse ai e ka lënë sektorin e IT-së dhe i është kushtuar muzikës, do të mësojmë nga vetë fizarmonicisti:“Interesi im lindi në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur dëgjova për herë të parë në radion e kolegjit një këngë të ansamblit “Misteri i Zërave Bullgarë”, kujton Matju. – Atëherë isha në San Francisko. Mbeta i habitur. Në atë kohë ndiqja filmat e regjisorit boshnjak Emir Kusturica, filma plot me melodi të mrekullueshme. Fizarmonikën e parë e bleva me zbritje çmimi në një garazh. Fillova t’i bija fizarmonikës në mënyrë individuale dhe më pas zbulova workshop-et muzikore, të organizuara nga Qendra e Studimit të Folklorit të Evropës Lindore (Eastern European Folklife Center). Pikërisht përmes kësaj qendre unë u njoha me shumëllojshmërinë e instrumenteve dhe stileve muzikore nga Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Turqia. Në workshop-in e parë që vizitova në Kaliforni, mysafire e posaçme ishte legjenda rome Esma Rexhepova.”

Gjatë vizitës së parë që ka bërë Matju në Bullgari në vitin 1999, ai e ka gjetur veten e tij në mes të një orkestre të vogël për muzikë dasme. Atëherë fizarmonicisti amerikan ka qenë në Festivalin “Pirin po këndon” në qytetin Bllagoevgrad. Pasi është kthyer në Nju-Jork, ai ka filluar të interesohej për këtë lloj muzike. Sot Matju është në përbërjen e grupit “Raya Brass Band” – një orkestër frymore formuar nga disa muzikantë amerikanë me pasion pas muzikës ballkanike. Grupi amerikan interpreton muzikë me ritme rome, serbe, bullgare, shqiptare, turke e greke. Bile kompozon muzikë në këto ritme. Përveç në Nju-Jork “Raya Brass Band” koncerton në Çikago, Nju-Orleans dhe San-Francisko ku interesi për muzikën nga Ballkani po shtohet.

СнимкаSi vlerësohet folklori i Ballkanit përtej Oqeanit?

“Në vitet e 60-ta dhe 70-ta në Amerikë kishte interesim për muzikën popullore të Evropës Lindore, vë në dukje Matju. – Ndoshta sepse kjo muzikë perceptohej si “molla e ndaluar”, pra si krijimtaria e Perdes së Hekurit e cila nuk ishte e lejuar për ne. Por një pjesë e madhe e pedagogëve në Qendrën e Studimit të Folklorit të Evropës Lindore, të cilët ishin udhëtuar në Ballkan, përhapnin këtë muzikë. Në vitet e 70-ta në Nju-Jork muzika popullore ka qenë modë. Tani ringjallet interesi për muzikën ballkanike.”

Muzikantët e huaj të interesuar për ritmet nga Ballkani marrin pjesë në Festivalin e Artë të Muzikës Ballkanike “Zlatne Uste” (Zlatne Uste Golden Festival) në Nju-Jork. Edicioni i tij të fundit u mbajt në mes të muajit janar dhe në të morën pjesë më se 65 grupe, të cilët interpretonin para një publiku të madh.

“Festivalin e kanë krijuar një grup entuziastësh, kryeisisht muzikantët e grupit “Zlatne Uste” (Zlatne Uste Balkan Brass Band). Kjo është orkestra e parë frymore në Amerikën Veriore, e cila interpreton muzikë serbe në Nju-Jork më se 30 vjet, rrëfen Matju. – Për historinë e këtij grupi u xhirua dokumentari “Brasslands”. Në edicionin e parë të festivalit në vitin 1985 kanë ardhur vetëm 100-200 shikues. Me kalimin e kohës aktiviteti është bërë në masë dhe sot mbahet në një sallë të madhe në Bruklin ku grupet interpretojnë njëkohësisht në katër skena. Festivalin e frekuentojnë serbë, maqedonas, shiqptarë, bullgarë, amerikanë dhe të gjithë ne vallëzojmë së bashku”.

Matju Fas ka shumë miq bullgarë, me të cilët është njohur në Festivalin “Zlatne Uste”. Këta janë grupi “101 Kaba Gajde”, ansambli i valleve “Bosilek”, orkestra “Kabile” dhe kori i fëmijëve “Zërat e rinj të Nju-Jork”-ut. Matju ka ndërmend të vizitojë sërish Bullgarinë gjatë muajit gusht kur mbahet Festivali Folklorik në qytetin Koprivshtica të Bullgarisë Jugore. Pse jo të mos vijnë të gjithë muzikantët e “Raya Brass Band”-it për t’u konkurruar në garën Kush e di më së miri të luajë në Ballkan.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD