Për herë të 24-të më 9 maj Radioja Kombëtare Bullgare dhe ekipi i programit “Alegro Vivaçe” dorëzuan çmimin “Muzikant i vitit” në një koncert të madh në sallën “Bullgaria” të Sofjes. Dëgjuesit shpallën për “muzikant më të mirë” të vitit Vanja Moneva – dirigjente korale dhe producente në BNR. Si udhëheqëse e korit “Zërat Kozmike ” ajo punon mbi projekte të zhanreve të ndryshme, ndër të cilat ka shumë interpretime premiere të veprave bashkëkohore.
Përveç çmimit të madh “Muzikant të vitit” – një statuje unike të bronztë, u dorëzuan dhe disa dekorata të tjera, ndër të cilat “Veprimtari aktive artistike”, “Ansambël i vitit”, “Projekt muzikor i vitit”, “Premierë” etj. Për saktësimin e fituesve vendimtar ishte votimi i dëgjuesve. Gjatë vitit “Alegro vivaçe” gjithmonë ka ofruar mundësi për prezantimin e të rinjve në kategori “Interpretues i ri i vitit”. Sivjet në të ishte dekoruar pianistja Lili Bogdanova. Aktualisht ajo është studente në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në Sofje në klasën e profesoreshës Borisllava Taneva. Debutimi i violinistes Sllava Atanasova gjithashtu ishte vlerësuar lartë nga adhuruesit e muzikës së bukur. Vitin e kaluar nxënësja e klasës së 12-të të Shkollës Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” për herë të parë u prezantua në skenën e madhe si soliste. Kjo u bë në sallën “Bullgaria” në kryeqytet.
Festivali “Piano Ekstravaganca” me drejtor artistik Ljudmill Angellov u bë “Projekti muzikor i vitit” për 2014. Ai organizohet që nga viti 2011 me qëllim popullarizimin e veprave muzikore me vlerë të lartë artistike të kompozitorëve pak të njohur.
Pianisti dhe organist Janko Marinov ishte dekoruar për veprimtarinë e tij aktive. Teatri operistik i qytetit Ruse fitoi në kategori “Ansambël i vitit”. Çmimin për veprimtari të përgjithshme mori dirigjentja korale Vjara Mihajllova nga qyteti bregdetar Burgas për veprimtarinë e saj 40 vjetëshe në këtë fushë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: Bulfoto
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Një nga ngjarjet muzikore të padiskutueshme të këtij sezoni është koncerti i Barcelona Gipsy balKan Orchestra (BGKO) . Më 22 tetor në Plovdiv, formacioni sensacional etno do të performojë një spektakël të zjarrtë që e çon muzikën përtej dallimeve..
Një ansambël prej dy ose më shumë harpash nuk është diçka e re në skenën bullgare. Por për herë të parë do të kemi mundësinë të dëgjojmë një oktet të tërë, që sigurisht është një ngjarje për vendin tonë . Ideja, përzgjedhja e programit dhe..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..