Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e dënuar, të gjithë janë të kënaqur

Foto: arkiv

Ditën e enjte TASS bëri të ditur duke u mbështetur te përfaqësues të kompanisë ruse “Rosatom” se Gjykata e Arbitrazhit pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në Gjenevë ka marrë vendim në dobi të “Atomstrojeksport” në debatin me Kompaninë Elektrike Kombëtare për ndalimin e projektit për Centralin Atomik “Belene” dhe se Gjykata ka marrë vendimin për kompensimin e “Atomstrojeksport” për dëmet e pësuara me përmasë 620 mln euro. Nga ana e vet Kryeministri Bojko Borisov dhe Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova deklaruan se vendimi është për 550 mln euro, të cilat duhet të paguhen nga Kompania Elektrike Kombëtare për pajisjen tashmë të prodhuar, të porositur gjatë vitit 2008.

Ja pak informacion suplementar. Saga lidhur me Centralin Atomik “Belene” filloi para 35 vitesh. “Fëmija e dytë atomike”, fryt i dashurisë bullgaro-sovjetike, duhej të ishte krenaria energjetike e Bullgarisë socialiste dhe më konkretisht e udhëheqësit të saj të parë Todor Zhivkov. Një vit pas ndryshimeve demokratike në vitin 1989 projekti i realizuar pjesërisht u ndalua dhe u ringjall përsëri në vitin 2002 nga Kryeministri i atëhershëm Simeon Sakskoburggotski. Në vitin 2006 pas një ankandi ndërkombëtar për teknologjinë dhe zbatuesin qeveria e Sergej Stanishevit zgjodhi “Atomstrojeksport”  për ndërtimin e një centrali krejtësisht të ri dhe jo përfundimin e ndërtimit të filluar. Problemet filluan pasi erdhi në pushtet qeveria e GERB-it në vitin 2009, kur nuk u arrit pajtim midis Kompanisë Elektrike Kombëtare dhe “Atomstrojeksport” për çmimin përfundimtar të kapaciteteve bërthamore prej dy blloqesh prej 1000 megavatesh. Përveç kësaj doli se kompania bullgare ka probleme me financimin. Në fund kompania energjetike gjermane RWE, e cila është partnere e Kompanisë Elektrike Kombëtare duhej të bëhej aksionar privat me 49 për qind në centralin e ardhshëm “Belene”, por hoqi dorë. Kështu u arrit deri te ndërprerja e dytë zyrtare e projektit gjatë muajit shkurt të vitit 2013 dhe deri te pretendimet e “Atomstrojeksport” për kompensime me përmasë 1.2 mlrd euro. Mirëpo, arbitrazhi në Gjenevë miratoi vetëm pagimin e shpenzimeve të “Atomstrojeksport” për pajisjen e prodhuar. Të gjitha kërkesat e tjera – për rritjen e të ardhurave për projektin, për dobitë e humbura, për shpenzimet e realizuara jashtë atyre të deklaruara etj. u refuzuan. Kompania Elektrike Kombëtare duhet të paguajë për pajisjet e prodhuara dhe përkatësisht t’i marrë këto aktive të prodhuara me përmasë 550 mln euro. Dallimi deri në 620 mln euro, të cituara nga pala ruse janë rrjedhim i një kërkese të Kompanisë Elektrike Kombëtare, sepse “Atomstrojeksport” duhej të blinte pajisjen e vjetër në sheshin në Belene, por nuk e bëri në vëllimin e plotë të deklaruar.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP është e gatshme të marrë pjesë në një dialog për kabinet, por në kushte të caktuara

Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..

botuar më 24-12-11 6.07.MD

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD