Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Two Men Orchestra prezanton albumin e vet të ri Magical Views

Nikollaj Ivanovi O.M. dhe Petër Jordanovi - Bëni
Foto: arkiv personal

Two Men Orchestra përbën një duet krijuar nga Nikollaj Ivanovi O.M. dhe Petër Jordanovi - Bëni, të dy muzikantë të cilët gjatë viteve afirmuan prirjen e tyre ndaj muzikës etno dhe uërlld.

Nikollaj Ivanovi është një artist me interesa të shumanshme. Ai ka kompozuar muzikën e më se 50 filmave, shfaqjeve teatrore dhe të baletit, është mbajtës i një sërë çmimesh. Angazhimet i gërsheton me koncerte të shumta. Ka dhënë koncerte në pothuajse në të gjitha vendet evropiane, në Lindjen e Mesme, në Afrikë. Ka koncerte me vete dhe me grupin OM, luan në vegla të ndryshme muzikore. Për nga arsimi është piktor, kështu që me furçën gjithashtu rikrijon botëkuptimin e tij. Arti është ura e tij midis Lindjes dhe Perëndimit, midis botës shpirtërore dhe asaj materiale. Atij i pëlqen të gërshetojë ide të reja me ide tradicionale, të kërkojë frymëzimin në hapësirën midis xhazit dhe muzikës avangarde.

Petër Jordanovi – Bëni është perkusionist dhe kompozitor. Si shumica e njerëzve të rinj atij i pëlqen të eksperimentojë, duke shfrytëzuar vegla të ndryshme muzikore. Ndër to janë kahon, xhembe, kalimba afrikane etj. Merr pjesë në projekte dhe koncerte të ndryshme, udhëheq një punishte të veglave me goditje, organizon festivale (Sofia Fusion Fest, „Beglika Fest“ etj.). Është njeri prej bashkëthemeluesve të formacionit “Oratnica”, me të cilin ka dhënë koncerte në Evropë, ShBA-në, Rusi dhe Lindjen e Largët. Shpesh del në skenat e Teatrit Popullor “Ivan Vazov” dhe në Teatrin “Bëllgarska Armija” (Ushtria Bullgare).

E përbashkëta midis të dy instrumentistëve është qëndrimi i përngjashëm ndaj stileve etno, emient, xhaz, elektronik, muzikë sakrale dhe ezoterike. Kështu lindi albumi Magical Views, në të cilin u përfshin 14 pjesa e muzikantit Nikollaj Ivanov O.M.. Përpunimet i bënë bashkë me Petër Jordanovin - Bëni.

“Përfundoi pjesa e parë e turneut në të cilin promovuam albumin Magical Views – tregon Bëni. – Deri tashti e prezantuam në qytetet, Sofja, Trojan, Kazanllëk, Stara Zagora, Veliko Tërnovo. Koncertet ishin në galeri, muze, në të hapur dhe atmosfera ishte spontane. Pavarësisht nga vendi ku ishte koncerti publiku dëgjonte me vëmendje muzikën dhe blinte disqet. Kërkuan edhe autografe.”

Të gjitha kombinimet e timbreve të veglave muzikore, të cilat shfrytëzojmë në këtë projekt janë shumë të suksesshme – shton Nikollaj Ivanovi. – Ne të dy me Petër jemi kompakt si një duo. Krahas kësaj jemi atraktiv si kompozitor. Në kohë reale incizojmë fraza, të cilat i pasurojmë me tinguj dhe me ritëm. Ofrojmë muzikë, e cila është interesante dhe nuk është komerciale. Duke parë interesin e publikut ndaj koncerteve tona, mendoj, se projekti është shumë i suksesshëm. Kudo që prezantuam albumin publiku mirëpriti muzikën tonë në mënyrë emociononte. Të dy me Petër jemi të bindur, se atë që bëjmë ka kuptim, shpresojmë se do të pasurojmë në të ardhmen. Turneu do të vazhdojë me koncerte në Kikinda – një qytet në Serbinë Veriore. Pas kësaj radhiten qytetet hungareze Seged dhe Budapest. Turneu i parë jashtë shtetit përfundon në Bukuresht – Rumani. Në Bullgari vazhdojmë në qytetet Varna, Ruse, Burgas, Pllovdiv."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD