Kalimi i orëve sa më të gjata përpara kompjuterit ose pajisjes mobile, padyshim që çon deri në një ndryshim të zakoneve të shumta të krijuara në jetën e përditshme. Mes tyre kuptohet është dhe pazari, të cilin ne e realizojmë gjithnjë e më shumë online, dhe jo realisht nga dyqani. Për shkak të pandemisë nga Covid-19 dhe sfidat të cilat i solli ajo gjatë vitit 2020, online tregtia qe pjesa e vetme nga kjo degë, e cila nuk pësoi dëme serioze, madje dhe shtoi fitimet e veta në disa segmente, pavarësisht nga kriza e krijuar. Sipas të dhënave të shoqatës bullgare të tregtisë elektronike E-komers, online tregtia me mallra ushqimore shënon një rritje prej 100%, kurse kjo e lidhur me shtesat ushqimore dhe vitaminat - midis 40 dhe 60%. Një rënie në shitjet llogaritet tek rrobat, aksesorët si dhe shërbimet e lidhura me sektorët “Turizëm” dhe “Aviacion”, që është e pritur në sfondin e kufizimeve të rrepta kundra epidemiologjike, të cilat pengojnë një sërë udhëtimesh jashtë shtetit. Tendenca për një rritje mbase do të mbetet deri në fund të vitit, ku për këtë do të ndihmojë fushata tradicionale nëpër botë dhe tek ne “E premtja e zezë”. Zyrtarisht dita e uljes së çmimeve duhet të jetë vetëm një - 27 nëntor, por një sërë dyqanesh online i shpallën uljet e tyre akoma gjatë muajit tetor. Një studim i qëndrimeve të konsumatorëve tregon se pritet që 70% e bullgarëve të shfrytëzojnë uljet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, në kuadrin e fushatës të sivjetshme. Mbi një miliardë e gjysmë leva kanë qenë të harxhuar nga konsumatorët bullgarë në fushatën “E premtja e zezë” gjatë vitit 2019.
“Studimi i sivjetshëm tregon se bullgarët janë gati të harxhojnë mesatarisht rreth 450 leva gjatë kohës së kësaj fushate, që do të thotë se kanë besim, por nuk duhet të lejohet dhe një besim i tepruar” - sqaroi kryetari i Komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve Dimitër Margaritov. Në intervistë ai bindi se organi i cili drejton akoma që nga muaji tetor ka filluar një vërejtje të online pazarit. Margaritov rikujtoi se gjobat për dërgesa jo luajale tregtare, të cilat i imponon komisioni janë disa nga më të lartat-30 000 leva/15 000 euro/ gjatë shkeljes së parë dhe deri më 50 000 /25 500 euro/ gjatë shkeljes së dytë.
“Gjatë vitit të kaluar tre grupe pyetjesh i emociononin qytetarët - dërgesat e vonuara, harxhimi i stoqeve në një kohë shumë të shkurtër gjatë këtyre uljeve, si dhe uljet joreale. Lidhur me këto pyetje pas një vendimi ynë janë imponuar sanksione për praktika jo luajale.”
Derisa mund t’i besojmë një uljeje në përmasë të 50 deri më 80% nga çmimi është një pyetje e cila emocionon çdo njërin i tërhequr nga ofertat tërheqëse.
“Është shumë e rëndësishme, kur bëjmë pazar online, të ndjekim çmimet e produkteve, të cilat i kemi zgjedhur për t’i blerë, që të mund të jemi të sigurt se janë të ulura me kaq, sa pohon tregtari - sqaroi kryetari i Komisionit për mbrojtjen e konsumatorëve. U drejtoj apel konsumatorëve të krahasojnë çmimet në disa oferta, të cilat propozojnë produktin në fjalë dhe të jenë të arsyeshëm, meqenëse blerjet jo të nevojshme po kështu na godasin xhepin, ashtu si dhe uljet false.”
Margaritov llogariti se gjatë viteve të fundit kultura blerëse e konsumatorëve dhe ndërgjegjësimi dhe informimi i qytetarëve, lidhur me të drejtat e tyre të kërkojnë kompensime ose të kthejnë mallin e blerë prej tyre, përmirësohet. Sipas tij kjo praktikë e mirë vihet re dhe në më shumë dyqane reale.
Dhe prapë së prapi, mënyra më e sigurt të marrim një ndihmë kompetente dhe në kohë po të ketë problem me një mall të blerë, është duke dhënë një sinjal për këtë në Komisionin për mbrojtjen e konsumatorëve.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..