Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po përgatisin një fushatë informative për dobinë e vaksinave

Tani për tani kopshtet e fëmijëve mbeten të mbyllura

Foto: BGNES

Po vihet re një tendencë e brishtë e pakësimit të numrit të përgjithshëm të rasteve me koronavirus gjatë dhjetë ditëve të fundit, në të cilat vendi ynë gjendet në bllokim, njoftoi në brifingun e Ministrisë së Shëndetësisë profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës për Sëmundje Infektive dhe Parazitare. Në ditët të cilat mbeten deri tek Krishtlindja të lëmë mënjanë politikën  dhe të përqendrohemi  në pikësynimin tonë të mund të evitojmë epideminë, përsëri apeloi ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Ai informoi, segjatë javës së fundit nga Covid-19 janë shëruar 16 872 veta dhe kjo jep shpresë në betejën, e cila vazhdon të ushtrojë presion mbi sistemin shëndetësor, por akoma është shumë herët që të bëhen konkluzione.

Bullgaria tanimë nuk është në krye të klasifikimit për nga vdekshmëria në Evropë dhe renditet në vend të dytë me 27,5 në 100 mijë. Sipas treguesit “sëmundshmëri 14 ditore”, vendi ynë është në vendin e 9 me 554 të infektuar në 100 mijë veta.


Akoma nuk ka një vendim të prerë nëse kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve do të hapen ditën e hënë, tha akoma ministri i shëndetësisë në lidhje me mendimin e shprehur përpara disa ditëve. “Të dhënat nuk na çojnë në këtë drejtim, kemi nevojë prej një informacioni, që të mund të ndërmarrim një hap të ngjashëm”, komenton ai.

Ministria e Shëndetësisë do të zhvillojë një fushatë informative, me anë të së cilës të mund të sqarojë dobinë nga vaksinat kundra koronavirusit. Një ekip i departamentit bashkëpunon me kompanitë prodhuese, nga të cilat pritet të prezantojnë të gjithë informacionin për medikamentet. Kostadin Angjellov tha se është akoma herët të flitet për kundër indikacione dhe efekte anësore, meqenëse akoma nuk kanë ardhur të gjitha të dhënat për vaksinat.  Ai i mohoi pohimet se preparatet krijohen në momentin e fundit, duke iu referuar faktit, se mbi to punohet akoma që nga viti 2003 gjatë paraqitjes së koronavirusit të parë.Medikamentet do të kalojnë përmes të gjitha fazave të provave klinike, përpara se të miratohen, bindi ministri.

Në brifing u parashtruan dhe të dhëna për shtretërit e zënë nga Covid pacientët - 52% për njerëzit me forma jo të ndërlikuara të virusit dhe 42% janë të zënat në repartet intensive.

Që nga fillimi i epidemisë 7445 mjekë kanë rezultuar pozitivë, kurse aktualisht me koronavirus janë 3590 prej tyre. Katër veta janë sëmurur përsëdyti, tha shefi i shtabit operativ kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe BTA




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radioja Kombëtare Bullgare dëshiron të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i Republikës së Moldavisë në Sofje Emil Zhakota dhe Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev,..

botuar më 25-10-10 1.08.MD

Për të tretin vit radhazi, mjekët bullgarë ofrojnë ekzaminime mjekësore falas në Prespë të Vogël

Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit   organizon dhe financon ekzaminime mjekësore falas për banorët e rajonit të Prespës së Vogël në Shqipëri - një rajon i populluar nga banorë me origjinë bullgare...

rinovuar më 25-10-09 1.51.MD

Natyra apo pakujdesia njerëzore – kush është fajtor për përmbytjet në bregdetin bullgar?

Vitit 2025, që po i vjen fundi, nuk bëri përjashtim nga statistikat e errëta të fatkeqësive natyrore në Bullgari. Thatësira, zjarre dhe më pas — përmbytje. Dhe megjithëse pas çdo fatkeqësie flitet për masa, kontroll dhe parandalim, sërish jemi dëshmitarë..

botuar më 25-10-09 7.10.PD