Shkëmbimi intensiv i informacionit midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke për hetimin e shpërthimeve në një depo ushtarake në Varbetice, ku ishte i përfshirë emri i tregtarit bullgar të armëve Emilijan Gebrev, po vazhdon. Kjo u bë e qartë pas një takimi midis Ministrit të Jashtëm Svetllan Stoev dhe homologut të tij Çek Jakub Kulhánek, i cili është për vizitë në Bullgari. Pozicionet e Bullgarisë dhe Republikës Çeke në lidhje me shpërthimet në Varbetice përkojnë plotësisht, tha Stoev. Kulhánek theksoi se Praga këmbëngul për një rishikim të marrëdhënieve të BE me Rusinë:
"Republika Çeke është shumë aktive për këtë çështje, ajo është e përfshirë në takimet e BE dhe në ato të nivelit të ministrave të jashtëm evropianë. Ne duhet të kemi një diskutim të hapur se si do të formulojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen," vuri në dukje Jakub Kulhánek.Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..