Gjatë 24 orëve të ardhshme mbi vendin do të mbahet mot i vranët me shpërndarje të përkohshme të vranësisë gjatë ditës. Vende-vende do të ketë reshje shiu me bubullima.
Gjatë natës së 1 duke u gdhirë 2 shtatori mbi pjesën perëndimore të vendit reshjet do të jenë të konsiderueshme. Gjatë ditës reshje do të ketë mbi pjesën dërmuese të vendit. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen dhe maksimalet do të lëvizin në diapazonin 18 – 30 gradë në pjesët e ndryshme të vendit. Në Sofje temperaturat maksimale do të jenë 19 – 20 gradë.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të përhapen grumbuj resh dhe në disa rajone do të ketë reshje me bubullima. Do të fryjë erë verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 25 – 27 gradë, të ujit detar – 26. Lëvizja e detit do të jetë 3 ballë.
Mbi male do të mbahet mot kryesisht i vranët dhe me mjegull përgjatë kreshtave. Në shumë rajone do të bjerë shi. Ka kushte për reshje të konsiderueshme me shtrëngata. Do të fryjë erë mesatare nga jugu. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 15 gradë, në 2000 metra - rreth 10.
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C. Në Sofje do të jetë 14°C. Gjatë ditës do të kalojë një front i ftohtë atmosferik dhe në shumë zona të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu, stuhi me bubullima dhe breshër...
Sfida kryesore me të cilën përballen Forcat e Armatosura është se si ta transformojnë vullnetin politik dhe fondet e alokuara në aftësi të mjaftueshme mbrojtëse në mënyrën më efektive. Kjo u tha nga Presidenti Rumen Radev në një takim me Kryetarin e..
Sot u nënshkrua një memorandum për të përmirësuar ndërveprimin midis industrisë bullgare të mbrojtjes dhe pushtetit ekzekutiv. Dokumenti negocion një lloj të ri partneriteti duke përmirësuar komunikimin dhe duke shkurtuar distancën midis tyre...
Në kuadër të vizitës zyrtare në Kroaci, presidenti Rumen Radev nderoi kujtimin e oficerëve dhe ushtarëve bullgarë të rënë në fazën përfundimtare të..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 22°C, ndërsa në Sofje rreth 18°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë moti kryesisht me diell,..
Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë para Gjykatës në Sofje për të protestuar duke kërkuar drejtësi të pavarur dhe në mbrojtje të kryetarit të..