Sot, më 6 janar, herët në mëngjes, qytetarët e Kalloferit me kostume popullore, të udhëhequr nga kryebashkiaku Rumen Stojanov me flamurin kombëtar në dorë, hynë në ujërat e ftohta të lumit Tunxha për të respektuar traditën e Theofanisë dhe vallëzimin e akullit. Më parë trimat i bekoi At Dimitri nga kisha “Shën Kryeengjëlli” dhe kortezhi me daulle dhe këngë u nis për në Urën Çerkovski të lumit. U mbajt edhe rituali i hedhjes dhe nxjerrjes së Kryqit të Zotit nga ujërat. Ndryshe nga vitet e tjera, moti në Kallofer sot është i butë dhe e ashtuquajtura “valle e akullt” u krye në temperatura shumë më të favorshme.
Më 6 janar Kisha Ortodokse kremton një nga festat e saj më të mëdha - Theofaninë - me shërbesa solemne. Festohet pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, ku Zoti zbulon natyrën e tij trinike.Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka..