Sot, më 6 janar, herët në mëngjes, qytetarët e Kalloferit me kostume popullore, të udhëhequr nga kryebashkiaku Rumen Stojanov me flamurin kombëtar në dorë, hynë në ujërat e ftohta të lumit Tunxha për të respektuar traditën e Theofanisë dhe vallëzimin e akullit. Më parë trimat i bekoi At Dimitri nga kisha “Shën Kryeengjëlli” dhe kortezhi me daulle dhe këngë u nis për në Urën Çerkovski të lumit. U mbajt edhe rituali i hedhjes dhe nxjerrjes së Kryqit të Zotit nga ujërat. Ndryshe nga vitet e tjera, moti në Kallofer sot është i butë dhe e ashtuquajtura “valle e akullt” u krye në temperatura shumë më të favorshme.
Më 6 janar Kisha Ortodokse kremton një nga festat e saj më të mëdha - Theofaninë - me shërbesa solemne. Festohet pagëzimi i Jezu Krishtit në lumin Jordan, ku Zoti zbulon natyrën e tij trinike.Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
"Mësoni pa paragjykime dhe shërbejini një kauze të denjë" - kjo është motoja e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit Beijing Foreign..
Prej 4 vitesh, Neli Ickova është mësuese e historisë dhe gjeografisë në Shkollën Bullgare të së Dielës "Pejo Javorov" në Bruksel. Ajo rrëfen se ka..