2
Stanisllav Sllanev - Stenli është ndër autorët dhe interpretuesit më domethënës, të njohur dhe të dashur. Rruga e tij në muzikën bullgare është e ndritshme dhe zgjat më se katër dekada. Duke mbrojtur stilin e tij karakteristik, Stenlei nuk ndalet kurrë së kërkuari një tingëllim të ri. Më 22 nëntor, ai del në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje për një koncert special "Elektro".
Përveç grupit të muzikantëve me të cilët Stenli punon vitet e fundit, atij do t'i bashkohen edhe të ftuarit: Ljubo Kirov, Hristo Mutafçiev, B.T.R., Tangra, D2 dhe Jeremy?.

Spektakli audio-vizual do të prezantojë jo vetëm hitet e tij më të mëdha, por edhe të rejat, përfshirë këngë të pa publikuara. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë këngën më të re "Dje", e cila është fryt i bashkëpunimit të këngëtarit me krijuesin e poezisë rok Aleksandër Petrov. Stenli është jo vetëm interpretues, por edhe kompozitor i muzikës së këngës.
"Dje" do të jetë një nga këngët e albumit të ri të Stenli, për të cilin muzikanti është duke punuar dhe premierën e të cilit po e presin me padurim të gjithë adhuruesit të muzikës së tij.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Stanisllav Sllanev - StenliTë bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të..
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të..