Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shkencëtar bullgar në një ekip të NASA-së studion lëvizjet e astronautëve në hapësirë

Prof. Ognjan Kolev
Foto: BTA

Prof. Ognjan Kolev nga Instituti i Neurobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave është autori kryesor i një studimi në shkallë të gjerë nga shkencëtarët e NASA-së, i cili u botua në revistën prestigjioze Journal of Vestibular Research. Publikimi është rezultat i punës së përbashkët afatgjatë të agjencisë hapësinore amerikane dhe profesorit bullgar. Analizat gjurmuan 20 fluturime të anijes kozmike të NASA-së  për të studiuar problemet në koordinimin e lëvizjeve të astronautëve. "Pavarësisht se sa e avancuar është teknologjia e anijes kozmike dhe pajisjeve të saj, faktori njerëzor - astronauti - është i një rëndësie kyçe për zbatimin e suksesshëm të fluturimit dhe detyrave të tij", citon Ministria e Arsimit dhe e Shkencës Profesorin Kolev, i cili më shumë se dy dekada bashkëpunon me organizatën më të madhe shkencore në botë - NASA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD

Një rajon bullgar kryeson BE-në për vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare

Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..

botuar më 25-09-30 3.32.MD

At Paolo Cortesi: Emigrantët nuk janë kërcënim, por dhuratë për shoqëritë tona

Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..

botuar më 25-09-29 7.05.PD