Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9 qershor, sipas një studimi të "Alpha Research". Informacioni u mblodh nga data 1 deri më 4 qershor përmes një interviste direkte të standardizuar me tableta të 1000 qytetarëve të rritur, të realizuar me fonde të veta.
Koalicioni GERB-SDS merr 25.1% mbështetje për Asamblenë Kombëtare, e ndjekur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) -15.4%, "Vëzrazhdane" - 15.2%, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 14.8%, Partia Socialiste Bullgare (BSP) - 8.1% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) - 6.2%. “Bullgaria Blu” me 3,3% dhe “Bullgaria Solidare” me 2,4% mbeten nën barrierën për të hyrë në parlament.
“Një nga çështjet kryesore në këto zgjedhje do të jetë renditja e lojtarëve të dytë, të tretë dhe të katërt politik”, komentoi Pavell Vëllçev nga agjencia sociologjike.
Dyzet e dy për qind e njerëzve kanë thënë se do të votonin në zgjedhje. Prej tyre, 72% kanë vendosur se kë do të mbështesin, 16% e kanë bërë këtë gjatë fushatës zgjedhore dhe 12% ende hezitojnë.Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në..