Si rezultat i dialogut të intensifikuar dhe veprimeve të autoriteteve kompetente të Bullgarisë dhe Turqisë, u raportua një rënie prej më shumë se 70% e presionit migrator, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në informacion thuhet se Ministri i Brendshëm në detyrë, Atanas Illkov, ka diskutuar me ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Mehmet Sait Ujanëk, masat për mbrojtjen e kufirit të përbashkët, luftën kundër trafikut të drogës dhe rindërtimin e pikës kufitare (PKK) "Kapitan Andreevo". Ambasadori turk ka falënderuar shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndërprerjen e kalimit të rrugës së trafikut të drogës nga dhe drejt Evropës, përfshirë edhe në ajër.
Është vërejtur edhe organizimi i mirë i përbashkët për kalimin e papenguar të qytetarëve nëpër pikën kufitare "Kapitan Andreevo", nga ku këtë vit është regjistruar një numër rekord i automjeteve të pasagjerëve - nga 5000 deri në 9000 në ditë në hyrje të Turqisë dhe 3500 - 5500 në dalje për në Bullgari. Në këtë drejtim është diskutuar projekti për rindërtimin dhe riparimin e plotë të pikës kufitare.
Në njoftimin e MPB-së thuhet gjithashtu se Atanas Ilkov i ka dërguar ftesë ministrit të punëve të brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja, për ta vizituar Sofjen.Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..