Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një organizatë joqeveritare u shpall për ndalimin e reklamave të ushqimeve të pashëndetshme që u drejtohen adoleshentëve

Foto: zdkh.bg

Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova. Sipas ekspertëve, rregullore të ngjashme ekzistojnë prej kohësh në vendet e tjera evropiane dhe vendi ynë po mbetet prapa në kujdesin për shëndetin e adoleshentëve. Qëllimi i propozimit është të ndalojë ndikimin e reklamave të dëmshme ushqimore ndaj të rinjve, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj marketingut agresiv dhe konsumit të produkteve të pashëndetshme.

Në muajt e fundit, një numër vendesh evropiane kanë ndërmarrë hapa të guximshëm dhe të shumëpritur drejt krijimit të një mjedisi ushqimor më të shëndetshëm, me një fokus të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve dhe grupeve më të pambrojtura në shoqëri”, theksojnë nga shoqata, duke përmendur shembuj nga vende të ndryshme. Disa prej tyre parashikojnë që kuadri legjislativ të mbulojë edhe platformat digjitale, duke përfshirë rrjetet sociale dhe kanalet e marketingut të influencuesve, të cilat deri më tani kanë mbetur pothuajse tërësisht të parregulluara. “Këto masa janë një angazhim i vërtetë për shëndetin e qytetarëve dhe janë një përgjigje ndaj niveleve në rritje të sëmundjeve kronike, obezitetit dhe çrregullimeve të të ngrënit, veçanërisht tek fëmijët”, thekson shoqata. Ekspertët besojnë se shteti duhet të ndërmarrë gjithashtu fushata kombëtare informuese në mbështetje të të ushqyerit të shëndetshëm.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: zdkh.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anita Ekenova

Anita Ekenova: Bullgaria është atdheu i shpirtit tim, Franca – vendi ku jetoj

Anita Ekenova nga Lioni u shpall “Bullgarja e Vitit – Shën Zllata Mëglenska” për vitin 2024 në një ceremoni të veçantë të organizuar në Sofje nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit. Para 10 vitesh, Anita së bashku me grupin folklorik që..

botuar më 25-10-17 7.35.PD

Presidenti i dha një urdhër studiuesit më të famshëm të gjuhës bullgare në Kinë, Profesor Ma Sipu

Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..

botuar më 25-10-16 9.38.PD

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD