Deri më 2 shtator në kryeqytetin japonez po mbahet “Festivali Bullgar”. Ngjarja po realizohet për herë të parë dhe ka për qëllim t’i prezantojë publikut japonez kuzhinën bullgare dhe produktet tradicionale bullgare, njofton përfaqësia diplomatike e Bullgarisë në Tokio.
Për festivalin u përgatit një menu speciale me ushqime të njohura bullgare, dhe “fajtore” për këtë është bullgarja Ljubomilla Kostova-Joshida, e martuar me një japonez dhe banuese në Tokio prej 35 vitesh.

Në stendat me produkte bullgare vizitorët mund të provojnë dhe të blejnë gjithashtu: banica, rakia, mastikë, verë, ujë të gazuar me aromë trëndafili, çokollata, mjaltë, ujë trëndafili, reçel trëndafili, çaj trëndafili, vaj liri, kos bullgar dhe të tjera.

Festivali bullgar po zhvillohet me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tokio, në një dyqan lokal në lagjen Shinxhuku. Në hapjen zyrtare të ngjarjes, më 27 gusht, morën pjesë ambasadorja Marieta Arabaxhieva, punonjës të ambasadës si dhe përfaqësues të udhëheqjes së objektit tregtar.

Vetëm disa ditë më parë më 21 dhe 22 gusht, Tokio ishte mikpritës edhe i Kampionatit Botëror të Sushi-t (World Sushi Cup Japan 2025). Në garë morën pjesë mjeshtër sushi nga 17 shtete. Bullgari Martin Vlladimirov u bë i pari bullgar që merr një çmim në këtë ngjarje prestigjioze. Pjata e tij prej autori, “Lugina e trëndafilave”, u nderua me një çmim special për kreativitet, i dhënë nga një nga pesë sponsorët më të mëdhenj të Kupës Botërore të Sushi-t.

Prezantimi i Martin Vlladimirovit ishte i veçantë edhe përmes sfondit muzikor. Kënga kozmike “Doli Deljo Kaçak” në interpretim të këngëtares Vallja Balkanska u dëgjua në Tokio gjatë performancës së tij, duke shtuar një shtresë të veçantë emocioni dhe identiteti kulturor bullgar.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/BulgariaInJapanNjë laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre..