Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Georgi Kostov – “Mos e harroni Bullgarinë – një vend i vogël, por me një shpirt dhe folklor të pasur”

Foto: ubc-bg.com

Kompozitori i njohur bullgar dhe veprimtar shoqëror profesori Georgi Kostov do ta gëzoi publikun dhe adhuruesit e vet të shumtë si dhe studentët me një koncert prej autori në lidhje me 75 vjetët e tij të mbushura përpara pak kohe, pothuajse të tëra të përkushtuara muzikës. Ai ka pasur lumturinë të jetë student i muzikantit tonë të madh Panço Vlladigjerov. Veprimtarinë e vet si pedagog në Akademinë Kombëtare Muzikore e fillon gjatë vitit 1966. Që nga viti 1985 është profesor në fizarmonike dhe kompozim. Që nga viti 1989 deri në vitin 2008 – është rektor i shkollës së lartë mësimore dhe ministër i kulturës në periudhën (1995-1996). Është mbajtës i dekoratës “Stara pllanina”. Më 21 janar 2016 është i dekoruar me dekoratën prestigjioze “Shekulli i Artë”me gjerdan. Ai krijon në pothuajse të gjitha gjinitë. Por më i njohur është si krijues i muzikës simfonike, të dhomës, të muzikës së operës dhe të operetës, mjuzikële dhe krijimtarinë e këngëve. Ka mbi 1000 këngë , të njohura dhe të dashura nga të gjithë bullgarët.

Për koncertin e vet prej autori në akademinë e vet të dashur do të tregojë vet profesori Kostov: “Do të prezantoj krijime nga periudhat më të hershme, të krijuara në kohën kur kam qenë 33 vjeç, deri në krijimin tim të fundit, që do të ketë një premierë botërore – Koncertin për piano-Monologë”. Ajo është për piano dhe orkestër, soliste do të jetë vajza ime Lilija. Do të filloj me “Lëvizje ritmike” për orkestër simfonike. Me këtë krijim u hap stina e filarmonisë së Sofjes gjatë vitit 1975, nën drejtimin e dirigjentit të jashtëzakonshëm maestro Dimitër Manollov. Pas kësaj kalojmë shumë vite dhe do të dëgjojmë atë që kam shkruar kur isha pothuajse 75 vjeç, vjet – Koncertin për piano, mbi një temë me një stil folklorik. Shpresoj se do të tingëllojë mirë. Por them “shpresoj” sepse akoma nuk e kam dëgjuar. Koncerti do të jetë më 25 mars gjatë ditës së premte, në orën 18, në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov”. Hyrja është e lirë. Fillon me një pjesë serioze simfonike dhe përfundon me pjesë të veçanta nga mjuzikëli im “Të katër binjakët” në interpretim të Katerina Tuparova dhe Aleksandër Mutavçijski. Ai do të marrë pjesë dhe si interpretues dhe si regjisor. Ka bërë një skenar të vogël në të cilin merr pjesë dhe si tregues dhe si këngëtar. Do të interpretohet Habanerata nga mjuzikëli im “Kazanova”, premiera e së cilës qe në qytetin Ruse. Dua të falënderoj posaçërisht ekipin e operës së qytetit Ruse, të regjisorit Ognjan Draganov dhe dirigjentit Vlladimir Bashnakov, si dhe të kolegut tonë të ri Nikollaj Mocov, i cili është mishëruar në rolin qendror të Kazanovës me sukses. Março Apostollov dhe  Ljudmilla Kozareva do të këndojnë duete nga mjuzikëli im i fundit “Një udhëtim sentimental, libreto-Ljubomir Levçev. Orkestra do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të ri dhe të talentuar Dejan Pavllov. “Habanerata” do të interpretohet nga Elena Petrova.”

Me ndjenjën e tij të shkëlqyer për humor dhe duke qenë shakaxhi Gjeorgji Kostovi kujtohet me shumë dashuri për mësuesin e tij Panço Vlladigjerov dhe posaçërisht për miqtë e Radio Bullgarisë tregon këto kujtime të veta:

“Jeta ime u ndërtua nën drejtimin e babait tim shpirtëror, kështu e quaj profesorin Panço Vlladigjerov, i cili filloj të punojë me mua kur qesh 15 vjeç. Asnjëherë nuk do ta harroj faktin se, muzikanti më i madh bullgar më kushtoi një vëmendje kaq të madhe. Ai kishte një ndjenjë të jashtëzakonshme për humor dhe tani do tu tregoj një histori në stilin e tij. Nisem për specializim në Moskë. Atij nuk i vinte shumë mirë, pavarësisht se specializimi qe në harmoni – lënda në të cilën kam dhënë mësim në akademi, dhe jo kompozim. Ai më shikon dhe më thotë: “Dëgjo, ata nuk do të mësojnë asgjë. Ajo të cilën të kam mësuar unë , nuk ka për të ta mësuar as Zoti.” Kjo është një mënyrë shumë interesante e të menduarit, një ndjenjë shumë e veçantë për humor. Mbase më ka edukuar në këtë frymë. Ne bënim shakara vazhdimisht me të kur kishim orë tek ai. Krijuesit e mëdhenj prandaj janë krijues të mëdhenj, sepse kanë frymëzim. Kurse frymëzimi vjen nga dashuria. Kurse dashurinë e jep gruaja. Gruaja ime dhe vajzat e mia janë muzat e mia. Me qenë se jemi në këtë temë... jemi për vizitë në familjen Vlladigjerovi dhe gruaja e tij Ellka thotë: “Hajde ta shikosh kumbarin tënd” dhe nxjerr një kuti prej kartoni, në të cilën shkruan “Burleska” nga Rihard Shtraus dhe brenda një album me fotografi grash. Doli se, këto kanë qenë muzat e Vlladigjerovit. Dhe për të ka një rast mjaft interesant për dëgjuesit e radios. Ka pasur një shoqe pianiste me emrin Dora. Së cilës i ka përkushtuar variacione për piano mbi emrat e toneve Mi-La-Si-Mi-Do-Re (Milla si mi Dore/. Më je shumë e dashur Dore. Kjo është tema e variacioneve. Pothuajse 50 vjet i kam kaluar në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, 2 vjet qesh zëvendës rektor dhe 18 vjet – rektor. Gjëja me të cilën krenohem është se ajo mban emrin e mësuesit tim që nga viti 1995, diçka e cila ndodhi gjatë kohës së mandatit tim si ministër. Kështu që unë në ndonjë farë mënyre e kam falënderuar muzikantin tonë të madh. Artistëve të rinj do tu uroj të gjejnë realizimin e talentit të vet kudo nëpër botë, por të mos të harrojnë se janë bullgarë. Çdo një prej tyre duhet të mbajë mend se ka lindur në një vend të vogël por shumë interesant, me një shpirt të pasur dhe folklor të pasur.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD