Ukraina nuk po lufton vetëm për territorin e saj, vetëm për vendin e saj, por edhe për të gjithë Evropën, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një intervistë për CNBC, një pjesë e së cilës u përhap nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri është optimist se në Këshillin e ardhshëm Evropian do të ketë një vendim pozitiv për një paketë të re ndihme për Ukrainën.
Denkov thekson në intervistë se po punon aktivisht me Greqinë dhe Rumaninë për të ndërtuar infrastrukturë të rëndësishme për zhvillimin dhe bashkimin ekonomik të rajonit. Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar Evropën Juglindore dhe krahun lindor të NATO-s, thotë gjithashtu Denkov, cituar nga BTA.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev informoi komisionin kompetent parlamentar se 100 mjetet e blinduara që vendi do t'i dërgojë Ukrainës janë ende në magazinë.Po kërkohen financime për transportimin e tyre në Ukrainë, raportoi BGNES.Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..
Si një vend në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë, Bullgaria do t'i përmbahet vendimit të Asamblesë Kombëtare dhe nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, njoftoi mbrëmë vonë kryeministri Rosen Zheljazkov . Në një takim të përbashkët informues me..
Sesioni vjeshtor i Asamblesë së 51-të Popullore u hap me himnet e Republikës së Bullgarisë dhe të Bashkimit Evropian, pas të cilave kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova u bëri thirrje deputetëve të kuptojnë përgjegjësinë që mbajnë ndaj..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje..