Ukraina nuk po lufton vetëm për territorin e saj, vetëm për vendin e saj, por edhe për të gjithë Evropën, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një intervistë për CNBC, një pjesë e së cilës u përhap nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri është optimist se në Këshillin e ardhshëm Evropian do të ketë një vendim pozitiv për një paketë të re ndihme për Ukrainën.
Denkov thekson në intervistë se po punon aktivisht me Greqinë dhe Rumaninë për të ndërtuar infrastrukturë të rëndësishme për zhvillimin dhe bashkimin ekonomik të rajonit. Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar Evropën Juglindore dhe krahun lindor të NATO-s, thotë gjithashtu Denkov, cituar nga BTA.
Ndërkohë, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev informoi komisionin kompetent parlamentar se 100 mjetet e blinduara që vendi do t'i dërgojë Ukrainës janë ende në magazinë.Po kërkohen financime për transportimin e tyre në Ukrainë, raportoi BGNES.Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..
“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..
Detyra më e rëndësishme është të gjejmë një zgjidhje për luftën në kontinentin tonë përmes diplomacisë dhe është e domosdoshme të vendosim paqe të..
Ministria e Jashtme dënoi ashpër vandalizmin kundër sinagogës në Varna dhe Monumentit të Mirënjohjes në Burgas, i cili është një shprehje..