Podcast in English
Text size
Bulgarian National Radio © 2025 All Rights Reserved

Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia

Photo: glaspress.rs

Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të dyja anët e kufirit dhe u afirmua si simbol i miqësisë dhe lidhjes së ruajtur pavarësisht barrierës kufitare.

Organizatorë janë komunat e Bosilegradit dhe Treklljanos. Në ditën e tubimit pika kufitare në këtë vend hapet për kalim të lirë nga ora 7 deri në 19. Hapja  shoqërohet me një ceremoni solemne – ngritjen e flamujve kombëtarë të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Serbisë dhe ekzekutimin e himneve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gatime tradicionale dhe produkte të ndryshme lokale.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: glaspress.rs



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!
Listen to the daily news from Bulgaria presented in "Bulgaria Today" podcast, available in Spotify.